BallinaLajme

Pas ditës së nesërme ndryshon ora policore. Ja kur nis ndalim-qarkullimi

Nga ora 20:30 e 24 dhjetorit është në fuqi ora policore në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Por, pas ditës së nesërme,  kjo masë merr fund, siç njoftoi Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Masat u morën, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19, duke qenë ishin edhe festat e fundvitit.

Lexo më shumë  Kusari Lila: Nëse s’do të caktohej marzha për derivatet e naftës, çmimet do të ishin pashmangshëm më të larta

Pas datës 4 janar, do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00.

Gjithashtu më 24 dhjetor u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Ndërsa universitetet rinisin mësimin online më 5 janar.

Nga nisja e pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 59,438 të infektuar, 34,648 të shëruar dhe 1193 viktima.

Lexo më shumë  Uji, kapitali i fjetur i Shqipërisë, vetëm 1.8% përdoret për bujqësinë

Rruga Press

YouTube player