Uncategorized

Pas deklaratës së Trumpit, Kurti: Serbia duhet ta dorëzojë Radojçiqin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se do të riangazhohet në dialogun Kosovë – Serbi, ka theksuar se ‘normalizimi i marrëdhëniëve nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e obligimeve nga ana e Beogradit’.

Kryeministri ka theksuar se është një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia.

“Për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiqin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  Protestë para ambasadës së Ukrainës dhe asaj të Serbisë në Tiranë me thirrje për UÇK-në

Ai ka theksuar se beson që normalizimi është i mundur.

“Trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA të cilët paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore: e para mbrojtja, e dyta është diplomacia dhe e treta është zhvillimi”, ka deklaruar Kurti.

YouTube player