Pas atentatit ndaj Trumpit, Putini ngre sigurinë në “nivelin më të lartë”
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se masat e sigurisë së presidentit rus Vladimir Putin janë forcuar dhe se kjo nuk varet vetëm nga zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kandidati presidencial Donald Trump i shpëtoi atentatit.
Në një bisedë me gazetarët, Peskov ka thënë se po bëhet gjithçka që presidenti i Rusisë të ndihet i sigurt.
“Siguria tashmë është rritur për arsye të qarta, pavarësisht nga incidentet e përmendura. Siguria e kreut të shtetit është në nivelin e duhur. Gjithçka që duhet bërë po bëhet, duke pasur parasysh, natyrisht, tensionet e përshkallëzuara ndërkombëtarisht”, ka thënë Peskov.
Më herët zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjithashtu ka folur për sigurinë e Putinit.
“Dje, një nga zyrtarët nga Kievi pranoi hapur se shërbimi i inteligjencës ukrainase po përgatit vrasjen e presidentit të Rusisë. Ky atentat u përgatit me paratë amerikane”, ka theksuar Zakharova.
Rruga Press