Pas 120 minutave lojë, Kroacia kalon në çerekfinale
Kroacia është kualifikuar në çerekfinale të Botërorit në Katar, duke e mposhtur Japoninë me penallti, me rezultatin 3:1. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 1:1.
Portieri Dominik Livakoviq ishte heroi i kroatëve, pasi priti tri penallti të japonezëve.
Gjatë kohës së rregullt ishte Japonia ajo që kaloi e para në epërsi, pasi Daizen Maeda shënoi nga afërsia në minutën e 44-të.
Megjithatë, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Kroacia barazoi shifrat në 1:1. Shënues ishte Ivan Perishiq, i cili shënoi me kokë.
Kjo ishte ndeshja e parë e fazës eliminatore të këtij Botërori që shkoi në vazhdime dhe u vendos nga penalltitë.
Rruga Press