Lajme

Historiku i samiteve ndër vite

Samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë do të jetë i radhës pas 13 konferencash takimesh e samitesh të mbajtura çdo vit që prej 2013-tës.

Në nëntor të 2013-tës, në Vjenë u mbajt konferenca e Frontex-it për Ballkanin Perëndimor për të diskutuar rreth problematikave në menaxhimin e migracionit në Ballkan.

Përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisionit Evropian dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së u takuan në Ministrinë e Brendshme të Austrisë për të diskutuar rreth krizës së refugjatëve.

Takimi i radhës u mbajt një vit më pas sërish në Vjenë, më 3 qershor 2014. Një takim mes ministrave të jashtëm, 6 prej të cilëve kërkuan që Shipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat, status të cilin vendi ynë e mori vetëm disa javë më vonë, më 24 qershor të 2014-tës.

Konferenca e radhës u mbajt më 28 gusht 2014 në Berlin, ku mikpritëse ishte Gjermania. Ky takim konsiderohet si e para konferencë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuptimin e ngushtë.

Lexo më shumë  Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

Austria u bë sërish shteti mikpritës për konferencën e radhës në 2015-tën. Takimi u mbajt mes kryeministrash, por në të njëjtën kohë u takuan edhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë.

Një vit më vonë në shkurt të 2016-tës, u zhvillua një tjetër konferencë në Vjenë ku në fokus ishte menaxhimi i krizës së refugjatëve.

Në 4 korrik të 2016-tës, përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues nga Gjermania, Italia, Kroacia, Austria dhe Sllovenia u mblodhën në Paris, me në fokus ndërlidhjen e rajonit me burimet evropiane të energjisë.

Në korrik 2017, në Trieste të Italisë u mbajt Konferenca e radhës për Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i takimit ishte rrjetëzimi i fushave të infrastrukturës, transportit dhe energjisë.

Në Bullgari, më 17 maj 2018 u zhvillua një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku u diskutua për rritjen e angazhimit të BE-së me vendet e rajonit.

Në datën 10 korrik 2018 u mbajt e ashtuquajtura Konferenca e 5-të e Ballkanit Perëndimor në Londër. Edhe këtu u rikonfirmua përmbajtja e strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

Më 29 prill 2019, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron ftuan në Berlin krerët e shteteve dhe qeverive nga Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Ky takim i njohur si “mini samiti” [55], kishte të bënte konkretisht me zgjidhjet e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Konferenca e radhës u mbajt më Poloni në 4 korrik ku fokusi kryesor ishte në Procesin e Berlinit.

Në korrik të 2020-s, Konferenca e 7-të e Ballkanit Perëndimor e mbajtur së bashku nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, e cila për shkak të pandemisë COVID-19, u zhvillua në një videokonferencë më 6 mars të 2021-shit.

Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte Samiti në Brdo pri Kranju në tetor 2021. Ai u organizua nga presidenca sllovene e këshillit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *