KryesoreLajme

Partia Social-demokrate e Austrisë ofron mbështetje të fuqishme për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka pranuar një mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë (SPÖ).

Në letrën e publikuar nga LVV thuhet se Partia Social-demokrate e Austrisë ka theksuar se Kurti gjatë qeverisjes së tij ka pasur program ambicioz përkundër rrethanave sfiduese.

“Në dritën e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt në Kosovë, unë, në emër të Partisë Social-demokrate të Austrisë (SPÖ), dua t’u shpreh dëshirat tona më të mira Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në katër vitet e kaluara, Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, kanë qeverisur me një program ambicioz social-demokratik përkundër rrethanave shumë sfidues. Drejtësia sociale, rritja ekonomike dhe fuqizimi i institucioneve demokratike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë udhërrëfyesit e agjendës politike të partisë suaj. Përpjekjet tuaja të vazhdueshme kanë prodhuar përmirësime të rëndësishme për shtetin tuaj, gjë që është pranuar edhe ndërkombëtarisht”, thuhet mes tjerash në letër.

Lexo më shumë  Hapet sot Muzeu i Fëmijëve të Luftës

Në letrën e Partisë Social-demokrate e Austrisë thuhet se “qytetarët e Kosovës, meritojnë një qeveri që do të hapë rrugën më tej për reforma dhe për një të ardhme të begatë, të lirë dhe demokratike”.

YouTube player