KryesoreLajme

Partia e Socialistëve Evropianë (PES) mbështet Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurti në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Përmes një deklarate publike, PES ka theksuar se përkrahja për VETËVENDOSJE!-në dhe Kurtin lidhet me angazhimin e tyre për reforma demokratike, sundimin e ligjit, drejtësi sociale dhe forcimin e institucioneve shtetërore. Sipas kësaj partie, qeverisja e udhëhequr nga Kurti ka dëshmuar përkushtim në luftën kundër korrupsionit, avancimin e barazisë sociale dhe afrimin e Kosovës me vlerat evropiane.

Lexo më shumë  Ardita Sinani shkon në ambasadën e ShBA-së në Beograd: Diskutuam çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve dhe të tjera

Mbështetja e Partisë së Socialistëve Evropianë konsiderohet si një sinjal i rëndësishëm politik në arenën ndërkombëtare, duke reflektuar besimin e forcave progresiste evropiane në drejtimin që po ndjek Kosova nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të jenë përcaktuese për orientimin e mëtejmë politik dhe institucional të vendit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Manxhuka: Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.