KryesoreLajme

Partia Demokratike Evropiane del me reagim të ashpër: Rama të dëgjojë qytetarët, jo të shpëtojë koncertin e racistit Kanye West

Partia Demokratike Evropiane (PDE) ka reaguar me kritika të ashpra ndaj raportimeve se qeveria shqiptare ka shpenzuar më shumë se 4 milionë euro nga fondet publike për të mbështetur organizimin e një koncerti të Kanye West, artist i cili ka qenë në qendër të polemikave ndërkombëtare për deklaratat e tij antisemite dhe raciste.

Sipas PDE-së, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë mbushur rrugët duke kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe respektimin e shtetit të së drejtës, kryeministri Rama po i kushton vëmendje prioriteteve të gabuara.

Lexo më shumë  Kraki ‘godet’ PDK-në: Hallin e kanë te vetja, jo te Haga

“Ndërsa shqiptarët protestojnë për transparencë, përgjegjshmëri dhe shtet të së drejtës, Edi Rama raportohet se është gati të shpenzojë 4 milionë euro nga paratë publike për të shpëtuar një koncert të Kanye West, një prej artistëve më përçarës në botë, i njohur për deklaratat e tij antisemite dhe raciste”, thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike Evropiane i bën thirrje kryeministrit Rama të “shpenzojë më pak kohë duke shpëtuar koncertin e Kanye West dhe më shumë kohë duke dëgjuar qytetarët e tij”.

Lexo më shumë  BIRN: Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media

Në përfundim të reagimit, PDE thekson se Shqipëria meriton prioritete të tjera: “Shqipëria meriton më shumë: demokraci në vend të spektaklit, llogaridhënie në vend të projekteve të kotësisë dhe një të ardhme vërtet evropiane.”

Rruga Press

YouTube player