Bota

Parlamenti japonez miraton rezolutën në mbrojtje të Ukrainës

Parlamenti japonez miratoi të martën një rezolutë për rritjen e tensioneve mbi Ukrainën duke denoncuar çdo përpjekje për të ndryshuar status quo-në me forcë.

Nëpërmjet kësaj rezolutë i kërkohet qeverisë së kryeministrit Fumio Kishida të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe të mbështesë Ukrainën.

“Thellësisht e shqetësuar për situatën, kjo dhomë deklaron se është gjithmonë me popullin ukrainas që shpreson për stabilitetin e vendit të tyre dhe rajonit. Ndryshimi i status quo-së me forcë nga asnjë vend nuk është kurrë i pranueshëm”, thuhet në rezolutë.

Lexo më shumë  Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina

Rezoluta e dhomës së ulët të parlamentit vjen pasi Rusia grumbulloi më shumë se 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, duke rritur frikën e luftës.

Në një takim virtual muajin e kaluar, Kishida dhe presidenti i SHBA Joe Biden u zotuan të punojnë së bashku për të penguar agresionin rus kundër Ukrainës dhe kryeministri u zotua të koordinojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar për të ndërmarrë veprime të forta në përgjigje të çdo sulmi.

Lexo më shumë  Lituania rrit gatishmërinë ushtarake përballë kërcënimeve ruse, zgjeron rekrutimin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *