Parlamenti japonez miraton rezolutën në mbrojtje të Ukrainës
Parlamenti japonez miratoi të martën një rezolutë për rritjen e tensioneve mbi Ukrainën duke denoncuar çdo përpjekje për të ndryshuar status quo-në me forcë.
Nëpërmjet kësaj rezolutë i kërkohet qeverisë së kryeministrit Fumio Kishida të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe të mbështesë Ukrainën.
“Thellësisht e shqetësuar për situatën, kjo dhomë deklaron se është gjithmonë me popullin ukrainas që shpreson për stabilitetin e vendit të tyre dhe rajonit. Ndryshimi i status quo-së me forcë nga asnjë vend nuk është kurrë i pranueshëm”, thuhet në rezolutë.
Rezoluta e dhomës së ulët të parlamentit vjen pasi Rusia grumbulloi më shumë se 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, duke rritur frikën e luftës.
Në një takim virtual muajin e kaluar, Kishida dhe presidenti i SHBA Joe Biden u zotuan të punojnë së bashku për të penguar agresionin rus kundër Ukrainës dhe kryeministri u zotua të koordinojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar për të ndërmarrë veprime të forta në përgjigje të çdo sulmi.
Rruga Press