Bota

Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra properëndimorë

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave properëndimorë të Qeverisë në detyrë të Dritan Abazoviqit.

41 deputetë proserbë, në Parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiq, dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviq.

Abazoviq akuzoi dy anëtarët e partisë properëndimore, Partisë Socialdemokrate, se kanë punuar kundër interesave të Qeverisë.

Kampet proserbe dhe proruse në Mal të Zi po tentojnë të shkarkojnë nga detyra presidentin properëndimor, Millo Gjukanoviq, dhe ta dërgojnë para gjykatës për pretendimet për korrupsion.

Gjukanoviq ka udhëhequr Malin e Zi në pavarësimin nga Serbia më 2006 dhe ka anëtarësuar vendin në NATO më 2017.

Lexo më shumë  Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve thotë se Putini mund të nisë luftë në Ballkan

Qeveria e Abazoviqit është në detyrë, pasi Parlamenti votoi një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit në gusht të këtij viti.

Abazoviq, që udhëheq Lëvizjen URA, fillimisht kishte pasur qëndrim properëndimor, por nisi të ndiqte një politikë më proserbe kur erdhi në pushtet përmes ndryshimit të koalicionit qeverisës në prill.

Në gusht, Abazoviq nënshkroi një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe që nuk njeh identitetin e Malit të Zi si shtet i veçantë. Ai argumentoi se marrëveshja me Kishën do të ndihmonte në tejkalimin e ndarjeve të thella të brendshme. Nënshkrimi i marrëveshjes u kritikua nga forcat politike proevropiane në Mal të Zi.

Lexo më shumë  Komplot për të vrarë Zelenskyn, arrestohet agjenti i rusëve në Poloni

Zgjedhjet e reja ende nuk janë thirrur sepse nuk ka shumicë në Parlament.

Ndërkaq, zgjedhjet lokale do të mbahen në 14 komuna më 23 tetor, përfshirë edhe në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.

Një konsensus për zgjedhjet e reja, që potencialisht do të mund të mbaheshin në janar, pritet të arrihet pas zgjedhjeve lokale.

Një raport i Komisionit Evropian, që u publikua më herët gjatë këtij muaji, tha se ligjvënësit në Mal të Zi kanë dështuar të tregojnë përkushtim për përmbushjen e reformave që do ta sillnin shtetin më afër Bashkimit Evropian, pavarësisht se Mali i Zi ka statusin e shtetit kandidat./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *