Lajme

Parlamenti harron dekomunistizimin! Kisha Katolike kërkon rishkrimin e historisë: Nuk thuhet e vërteta

Tre seancat e fundit parlamentare të këtij sesioni nuk kanë parashikuar miratimin e paketës së dekomunistizimit. Nismat ligjore të cilat u shqyrtuan me akuza e debate politike gjatë stinës së verës, mbetën në sirtarët e komisioneve duke e ftohur interesin me afrimin e stinës së dimrit.

Projektligjet në fjalë krahas largimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit nga postet e larta shtetërore, kërkonin edhe ndalimin me ligj të simboleve të komunizmit, që nga fotografitë e ish-diktatorit, e deri tek kinematografia e kohës. Mirëpo, përgjumien legjislative të deputetëve kërkoi ta zgjonte Kisha Katolike Shqiptare e cila nëpërmjet një shkrese drejtuar titullarëve të vendit, kërkon krijimin e një ligji të posaçëm ku glorifikimi i komunizmi të konsiderohet krim.

Lexo më shumë  Elshani: S’përjashtojmë asnjë incident në veri, Banjska e ka ndryshuar situatën

“Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë e mbledhur në Asamble të përgjithshme kërkon nga institucionet drejtuese të vendit të miratohet një ligj i cili të parashikojë krimin e apologjisë së komunizmit njësoj si vendet europiane që kanë dënuar dhe parashikojnë sanksione të rënda për krimin e apologjisë së nazizmit dhe të fashizmit”.

YouTube player