BotaKryesore

Parlamenti Evropian kërkon hetim për Oliver Varhelyin, dyshimet për punën e tij

Deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka bërë të ditur se si Komision i Parlamentit për Punë të Jashtme kanë kërkuar hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Siç ka shkruar holandezi Reuten, hetimet duhet të bëhen bazuar në raportet të cilat thonë se Varhelyi qëllimshëm ka minuar reformat për demokraci dhe sundim të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin e në Bashkimin Evropian.

“Komisioni i Parlamentit për Punë të Jashtme kërkon një hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim z. Varhelyi lidhur me raportet se ai minon qëllimisht demokracinë dhe reformat e sundimit të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin në BE”, ka shkruar Reuten.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Kujtojmë se Barhelyi ka treguar afrimitet dhe gadishmëri në lidhje me Ballkanin e Hapur. Ai është parë disa herë në krah të presidentit serb Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke aluduar për idenë se Bashkimi Evropian mbështet nismën Ballkani i Hapur.

Për këtë qëndrim individual të Varhelyit, të cilin ai, Vuçiq dhe Rama kanë dashur ta paraqesin si qëndrime të BE-së, kanë ardhur shumë kritika, të cilat e vendosin në pikëpyetje integritetin e komisionerit për zgjerimin.

Jo rrallë herë ka pasur zëra publikë që janë shprehur për rolin e dyshimtë të komisionerit evropian me kombësi hungareze. Ai është akuzuar se po e shfrytëzon pozicionin e tij për agjendën e kryeministrit hungarez, Victor Orban. Po ashtu, është folur edhe për afrimitet të Varheliy me presidentit rus, Vladimir Putin, si dhe me udhëheqës autoritarë të vendeve me demokraci të brishtë. Një nga këto aludime e lidh komisionerin hungarez të BE-së edhe me presidentin serb, Vuçiq.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *