Lajme

Foto + Video/ Xhakajt ‘pika e dobët’ e Embolo-s

Zvicra arriti të kualifikohej në 1/8-at e Kupës së Botës, pas fitores me rezultat 3-2 ndaj Serbisë në raundin e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.

Mirëpo gjatë sfidës pati edhe incidente, ku veçohet ai në fundin e ndeshjes ku protagonist ishin Xhaka dhe Milenkovic, teksa pas një dyluftimi për topin dy futbollistët u kacafytën midis tyre.

Lexo më shumë  Bakoyannis: Shtetet kundërshtare të anëtarësimit të Kosovës do të duhej të qëndronin anash

Menjëherë rreth futbollistit me origjinë shqiptare u mblodhën të gjithë lojtarët serb, por Embolo doli për ta mbrojtur i vetëm duke i larguar të gjithë.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që lojtari me origjinë kamerunase bën një veprim të tillë në mbrojtje të “Xhakave”. Disa vite më parë, një gjë e tillë kishte ndodhur me Taulant Xhakën, teksa ishin pjesë e Bazelit. Taulant Xhaka u përplas me një lojtar serb dhe në momentin që stafi kundërshtar iu vërsul mesfushorit shqiptar, Embolo, i doli në krah dhe e mbrojti nga sulmet e tyre. Një shok si Embolo…

Lexo më shumë  Kurti takon kandidatët e LVV-së për deputetë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *