Lajme

Parlamenti është kthyer si “Big Brother” dhe “Për’puthen”

Ilir Yzeiri, në një analizë të tij, i paralelizon ligjvënësit në kuvendin shqiptar me konkurrentin e dy ‘reality show-ve’ më të ndjekur të momentit.

I ftuar në “Top Talk”, analisti krahasoi sjelljen e deputetëve në parlament me sjelljen e konkurrentëve të “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP”. Sipas tij, shoqëria shqiptare është shumë e medistizuar dhe e përqendruar te temat sipërfaqësore që shfaqen në ekran.

“Shoqëria shqiptare është e medietizuar, ashtu si të gjitha shoqëritë e tjera. E medietizuar në kulm. Dhe ajo që e tërheq më shumë shoqërinë shqiptare nuk është serioziteti i jetës, nuk është ana dramatike e jetës, nuk i intereson shumë punësimi, sa do të fitojnë.

Lexo më shumë  “Koha jote po mbaron, Rama!”/ Le Figaro jehonë revoltës antiqeveritare në Shqipëri: 167 të arrestuar, kryeministri refuzon dorëheqjen

Publiku është i etur për estradën, për folklorin, për anët e errëta të shoqërisë dhe sidomos për humorin. Duan medietizimin e rutinës. Televizioni juaj ka nisur me sukses dy programe, ‘Për’puthen’ dhe ‘Big Brother VIP’. Big Brother-in më të madhe bën politika. Me pak fjalë mund të përmblidhet ligjërimi i parlamentit: llum, hajdut, mafioz”.

Yzeiri tërheq vëmendjen, kur thotë se “ne po harrojmë të sillemi si qytetarë të vëmendshëm. Rrisim shikueshmërinë dhe mbushim sheshet për të parë spektakël dhe jo për problemet tona”.

“Janë më shumë si te ‘Për’puthen’. Ai që tenton më shumë është Rama, Basha që shkëmbejnë mesazhe dashurie mes tyre”, replikon analisti.

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

Madje si argument ‘përdor’ aktorin Florjan Binaj:

“Floriani ndiqet nga mijëra persona në ‘Portokalli’. Kur doli nga ekrani dhe kërkoi t’i bashkoheshin në protestë për një kauzë të rëndësishme, nuk u ndoq as nga 100 vetë. Si shpjegohet? Publiku nuk do të vërtetën, do që ta gënjesh.

Duan artin, spektaklin që janë një lloj manipulimi. Viktimë e këtij manipulimi kanë rënë të gjithë dhe ky është problemi i shoqërisë shqiptare sot”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *