KryesoreLajme

“Park kombëtar imagjinar”/ Si gënjeu Rama për Parkun Sazan-Karaburun, VKM-ja e firmosur nga vetë Kryeministri 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme për herë të parë ka komentuar lajmet për projektet që dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump, Jared Kushner do të realizojë në bregdetin shqiptar, në zonën e Vlorës. Kushner do që të invesojë në Parkun Kombëtar të ishullit të Sazanit si dhe në Karaburun, të cilat pritet që t’i kthej në resorte luksoze. Vetë Rama gjatë ditës së djeshme ka theksuar se Sazanit nuk i kanoset asnjë rrezik, pasi nuk ka qenë park kombëtar dhe as zonë e mbrojtur.    

“Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump, shpalli publikisht ambicien për të realizuar dy investime të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata që deri dje na tregonin Malin e Zi si shembull të paarritshëm për investimet e huaja direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se ushtarëve të Enver Hoxhës që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Hija e ish-presidentit amerikan, i pengon ata më gojështhururit t’i bashkëngjiten këtyre zërave për mua, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit. Nuk do të shesim as Sazanin as zone tjetër për investitorët e huaj,” tha Rama.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen

Por me një kontroll të thjesht në website-in e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, rezulton që Parku është shtëpia e 36 specieve detare, të cilat kanë rëndësi ndërkombëtare, ku ka dhe specie që janë në rrezik zhdukjeje. Po ashtu në njoftim theksohet fakti që ekosistemi ujor/detar “Karaburun – Sazan” është shpallur park kombëtar detar me Vendim të Këshillit të Ministrave më 26 janar të vitit 2022. Po ky park, është zgjeruar me vendimin e Këshilit të Ministrave nga 12 428 ha në 12 437.7 ha. 

“I vetmi Parku Kombëtar Detar, ai i Karaburun-Sazan është një mrekulli e gjallë e natyrës Shqiptare. Ky park konsiderohet si shtëpia e 36 specieve detare me rëndësi ndërkombëtare mes tyre kemi dhe specie të cilat i përkasin listave të llojeve të rrezikuara. Ekosistemi ujor/detar “Karaburun – Sazan”, i shpallur “park kombëtar detar” (kategoria II), me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.59, datë 26.01.2022 zgjerohet nga 12 428 ha në 12 437.7 ha. Shtrihet në hapësirën detare me gjerësi 1 milje detare, përgjatë Gadishullit të Karaburunit (nga Kepi i Shën Vasilit deri te faqja e Langadhës) dhe rreth Ishullit të Sazanit,” thuhet ndër të tjera.

Lexo më shumë  Deputeti finlandez: Serbia nuk mund të ndikojë te shumica e shteteve kundër Kosovës në KiE

Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Një nga projektet e propozuara do të ishte zhvillimi i ishullit në brigjet e Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz. Të dy këto dy projektet e para përfshijnë tokë të kontrolluar tani nga qeveritë, që do të thotë se një marrëveshje do të duhej të finalizohet me qeveritë e huaja. Një projekt i tretë, gjithashtu në Shqipëri, do të ndërtohet në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë që është pjesë e komunitetit turistik të njohur si Vlorë, ku do të ndërtoheshin disa hotele dhe qindra vila./ Dosja.al

Rruga Press

YouTube player