BallinaLajme

Paratë nga emigrantët, më të lartat në një dekadë

Megjithë parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare se kriza e shkaktuarnga COVID-19 do të detyronte emigrantët nga vështirësia të mos dërgonin para në shtëpi, në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.

Paratë që emigrantët kanë dërguar në familjet e tyre në Shqipëri janë më të lartat e një dekade. Remitancat kanë arritur nivelet e 2008-ës.

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se në periudhën Korrik-Shtator, remitancat ishin 197 milion euro, me rritje 40% krahasuar me një tremujor me parë dhe me 6% me të njëjtin tremujor të 2019-s.

Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me solidaritetin dhe dhembsurinë që kanë emigrantët për familjet duke sakrifikuar edhe nga vetja.

Në karantinën e pranverës, dërgesat e emigrantëve u ulën në nivele historike, për shkak edhe të mbylljes së kanaleve të dërgimit.

Remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas investimet e huaja direkte dhe eksportet. Ato kanë qenë fluksi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë
shqiptare, në vite.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Numri i emigrantëve jashtë kufijëve të cilët transferojnë para në vendin e tyre familjeve janë rreth 1.19 milionë individë, ndër të cilët në Europë janë 90%. Emigrantët e përhershëm përbëjnë 80% të totalit (shifër kjo mbi mesataren rajonale ).

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, një në nëntë njerëz në të gjithë botën mbështeten te paratë që punëtorët emigrantë dërgojnë në shtëpi.

Në prill, Banka Botërore parashikoi që këto dërgesa do të bien me 20% këtë vit krahasuar me 2019. Kjo do të ishte sa katërfishi i rënies në përqindjes të 2009-ës,  të shkaktuar nga kriza financiare globale. Por muajin e kaluar banka bëri një korrigjim. Remitancat në vendet me të ardhura më të ulëta dhe të mesme do të tkurren me vetëm 7% këtë vit.

Trendi I rritjes së dërgesave nga emigrantët në kohë pandemie, nuk u shfaq si fenomen vetëm në Shqipëri.

U vu re ngatë dhënat zyrtare se edhe emigrantët me origjinë nga Amerika Latine do të rrisnin dërgesat drejt familjeve të origjinës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Vendet e Amerikës Latine që varen nga të ardhurat e emigrantëve ( është e barabartë me 21% të PBB-së së El Salvadorit, për shembull) raportojnë se flukset mujore të remitancave,  jo vetëm që janë rikuperuar që nga prilli, por kanë qenë më të larta se një vit më parë. Paratë janë dërguar kryesisht nga emigrantët në Amerikë dhe Spanjë; ata në vendet e tjera dërguan relativisht më pak. Arsyet e rritjes janë të ndryshme. Të ardhurat e shumë emigrantëve u rritën nga ndihmat qeverityare të shteteve respektive ku jetojnë, si stimuj ndaj krizës që shkaktoi pandemia. Ndërsa dollari dhe euro u rritën, monedhat e Amerikës Latine u zhvlerëzuan.Situatat e këqija që po kalojnë familjarët në vendet e origjinës, mund të kenë inkurajuar emigrantët të dërgojnë më shumë para, teksa kursi i këmbimit ishte i leverdisshëm. Shërbimet dixhitale për të dërguar para janë një përfitim më tepër, të cilat janë më të lira dhe më të lehta për tu gjurmuar sesa transferimet tradicionale të parave.

YouTube player