Paratë e fushatës, Le Pen gjen shpëtim në Hungari
Liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka marrë një hua prej 10.6 milionë eurosh nga një bankë hungareze për të financuar fushatën e saj zgjedhore presidenciale. Lajmin e bën të ditur radio RTL, të cilës i referohet Euractive. Le Pen duket se ia ka dalë ta gjejë në Hungari atë që nuk mundi ta gjente në vendin e vet, ku sipas një deklarate të bërë kohët e fundit, bankat franceze nuk ia kanë dhënë një mundësi të tillë.
Partia e Le Pen ka një histori të gjetjes së fondeve të dyshimta.
Gjatë zgjedhjeve komunale të vitit 2014, partia e Le Pen iu drejtua Bankës së Parë Çeko-Ruse të Rusisë për të financuar fushatën e saj në shumën prej 9 milionë euro. Disa vite më vonë, banka u mbyll.
Në atë kohë, lajmi kishte ngjallur shqetësime se Le Pen, e cila tha se ishte një admiruese e Presidentit Vladimir Putin, premtoi një linjë më të butë ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, duke i kërkuar Perëndimit të heqë sanksionet ekonomike ndaj Moskës.
Në fillim të kësaj jave, presidentja e përkohshme e partisë së saj, Jordan Bardella, përmendi ekzistencën e një kredie të dhënë nga “një bankë evropiane” për AFP, e cila tani zbulohet se është një bankë hungareze, emri i së cilës fshihet nga zyrtarët e partisë për shkak të një klauzole që përmban marrëveshja.
Në tetor 2021, Marine Le Pen bëri një vizitë të Budapest, vetëm disa javë pas Éric Zemmour.
Shuma prej 10.6 milionë euro është një nxitje e rëndësishme për Le Pen, e cila ishte detyruar të bënte një fushatë zgjedhore modeste për shkak të financave të kufizuara të partisë dhe hezitimit të bankave franceze për t’i dhënë kredi.
Në Francë, fushatat zgjedhore mund të financohen nga tarifat e anëtarësimit dhe donacionet nga individë deri në një kufi prej 4600 € për donator, çka i bën kreditë një burim jetik financimi.
Pas zgjedhjeve, sistemi i rimbursimit të shpenzimeve u mundëson kandidatëve dhe partive të rikuperojnë një pjesë të parave të shpenzuara për fushatën.
Kandidatëve që arrijnë në raundin e dytë – dhe Le Pen aktualisht duket se e ka mundësinë– rimbursohen 47.5% të kufirit të shpenzimeve të vendosur me dekret. Në vitin 2017, kjo shumë ishte 10.7 milionë euro.
Në vitin 2017, e detyruar të financohej nga mikro-partia e babait të saj dhe një financues francez.
Në vitin 2021, ajo paralajmëroi presidentin Macron për vështirësinë e disa kandidatëve – mes tyre edhe Jean-Luc Mélenchon dhe Éric Zemmour – për të marrë kredi në banka.
Rruga Press