BallinaLajme

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, mot i vranët dhe reshje shiu do të mbizotërojnë në zonat e ulta por do të ketë dëborë në zonat malore gjatë orëve të para të ditës. Mesdita do të sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike, por sërish mbrëmja do të rikthejë reshjet në territorin shqiptar.

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen ulen lehtë në mesditë duke u luhatur në vlerat ekstremale ditore nga 1°C  në zonat malore deri në 15°C në jugperëndim. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

YouTube player