Parashikimi i motit për fundjavën
Moti gjatë fundjavës do të jetë me diell dhe ngrohtë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nuk priten reshje shiu.
Dita e shtunë parashikohet të nisë me mot me vranësira të cilat gradualisht do ti lënë vendin kthjellimeve.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1 deri në 7m/sek.
Dita e diel do të ketë mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek.
Rruga Press