Lajme

Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë Shqipëria do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët, por kalime vranësirash do të ketë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat veriore dhe qendrore do të jenë në formë shtrëngatash.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Rajoni dhe Europa

Në dy skajet e Europës: përkatësisht në Europen jug perendimore dhe Europen Lindore mbetet moti i kthjellet dhe temperaturat e larta. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit mbizotërohet nga vranësira dhe rrebeshe shiu KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngatash, kryesisht në Europën qëndrore dhe gadishulllin e Ballkanit.

Kosova

Kosova; do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë paradites Ku kthjellimet do të jenë dominante por pasditja sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar  rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi te forta ere në pothuajse të gjithë Kosovën.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Maqedonia e Veriut

Republika e MV paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjate orëve të paradites por pas mesditës pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë MV. Edhe pasditja VIJON në ndikimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e MV. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *