BallinaBota

Parashikime pesimiste për rikthimin e tifozëve, jo më herët se shtatori i ardhshëm

Profesor Massimo Galli, që është njëkohësisht edhe shef i repartit të sëmundjeve infektive në spitalin “Luigi Sacco” në Milano, ka folur për radion “Punto Nouvo” në lidhje me rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe ka dhënë një parashikim pesimist.

Sipas tij do të jetë e pamundur të merret në konsideratë rikthimi i tifozëve në stadium përpara muajit shtator të vitit të ardhshëm, por gjasat janë që çdo gjë të shtyhet për në fillim të vitit 2022.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Mendoj se deri në fund të kampionatit do të jetë e pamundur të shohim tifozë në shkallët e stadiumit. Pa një rënie të ndjeshme të të infektuarve, është e pamundur të menaxhohen mijëra njerëz në shkallët e stadiumit. Me virusin nuk ulesh dot në tavolinë të bësh negociata, pasi mund të dëmtosh edhe më tej ekonominë. Kemi thuajse një vit që sakrifikojmë dhe nuk mund të hedhim gjithçka poshtë në pak orë. Në shtator mund të flasim, por shumë do të varet edhe nga koha kur do të nisë vaksinimi e sa vaksina do të kemi në dispozicion”, u shpreh Galli.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi
YouTube player