Bota

Paranoja e Putinit arrin kulmin, urdhëron truprojat të mbledhin jashtëqitjet nga frika e zbulimit të sëmundjeve

Niveli i paranojës së Vladimir Putinit ka arritur kulmin, të paktën sipas raportimit të mediave britanike.

“Daily Mail” shkruan se Putin ka urdhëruar truprojat personale të mbledhin jashtëqitjet e tij gjatë udhëtimeve jashtë vendit, për të ndaluar shërbimet inteligjente të huaj të mbledhin informacione rreth shëndetit të tij.

Sipas një raporti,  anëtarët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes së Putinit janë përgjegjës për mbledhjen e jashtëqitjeve në pako të posaçme, të cilat mbahen brenda një valixheje të dedikuar derisa të kthehen në Rusi.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Shëndeti i Putinit ka qenë në qendër të shumë spekulimeve veçanërisht muajt e fundit gjatë pushtimit të Ukrainës duke përfshirë aludimet se ai vuan nga kanceri dhe nga sëmundja e Parkinsonit.

Ky zbulim i fundit supozohet se është mënyra e Putinit për t’i mbajtur të fshehta problematikat e tij të mundshme shëndetësore.

Sipas dy gazetarëve investigativ të revistës franceze të lajmeve Paris Match, mbledhja e jashtëqitjeve të Vladimir Putin është pjesë e punës së Shërbimit Federal të Mbrojtjes, pasi ata kanë për detyrë të mbrojnë zyrtarët e lartë shtetërorë me çdo kusht.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Gazetarët Regis Gente, i cili shkroi dy libra mbi Rusinë dhe Mikhail Rubin, i cili ka mbuluar aktualitetin ruse për më shumë se dhjetë vjet, thonë se dy shembuj të koleksioneve të jashtëqitjeve të Putinit ishin të vizitës së Presidentit në Francë më 29 maj 2017 dhe në Arabinë Saudite në tetor 2019.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *