KryesoreLajme

Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar ka parandaluar kontrabandimin e 2.898 litrave të vajit motorik në Herticë të Podujevës të cilat dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë, duke kaluar ilegalisht në rrugë malore.

Vaji, sipas Policisë, ishte i vendosur në 161 bidonë.

“Malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdar  për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës, ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare & kontrabandim me mallra’”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Gazetarja e “Danas” pas nderimeve për Mlladiqin: Kjo është një nga ditët më të turpshme në historinë e Serbisë

Personi i dyshuar pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

YouTube player

Lexo më shumë  Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut dëshmon vullnetin e Kosovës për Republikë