KryesoreLajme

Parandalohet kontrabandimi i mallit nga Serbia në vlerë 10 mijë euro

Policia e Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin nga Serbia të 934 nxehësve të ndryshëm për bojlerë dhe shporet elektrikë.

Ata janë zënë në një veturë në fshatin Pasjan, e cila nuk u ishte bindur urdhërave të policisë që të ndalohet në kohën kur ka qenë duke lëvizur në rrugën Preshevë-Gjilan. Automjeti thuhet se qenë duke u drejtuar nga një i dyshuar nga Presheva dhe në të ka qenë edhe një pasagjer, po ashtu nga Presheva.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Më datë 20.03.2024, në rrugën Preshevë-Gjilan, njësitet e lartcekura të TASK-FORC-ës, kanë tentuar ta ndalojnë veturën me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk ka zbatuar urdhëratë për ndalje dhe ka tentuar të kthehet në drejtim të Serbisë. Në dalje të fshatit Pasjan, kanë arrit të ndalojnë automjetin e dyshuar me drejtues Q.H., dhe pasagjer Y.Sh., që të dy nga Presheva”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vlera e mallit që është sekuestruar thuhet se është rreth 10 mijë euro.

“Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara disa thasë me nxehëse të ndryshme për bojlerë dhe shporet elektrikë (934 copë, mall me origjinë nga Serbia, vlera e tregut është mbi 10.000 €)”, thuhet në njoftim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit drejtuesi i automjetit thuhet se është ndaluar për 48 orë.

Malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor te Dheu i Bardhë.

Rruga Press

YouTube player