Lajme

Parandalohen 2400 litra alkool etilik kontrabandë me origjinë nga Serbia

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë kontrabandimin e 2400 litrave të alkoolit etilik, me origjinë nga Serbia.

Sipas njoftimit për media të enjten, njësiti antikontrabandë i Doganës dhe Policia e Kosovës, pas identifikimit të automjetit të dyshimtë që rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, kanë organizuar ndalimin dhe kontrollin e tij.

Lexo më shumë  Nis punën Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës dhe dhunën në familje

“Pas ndalimit dhe kontrollimit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96 për qind në sasi prej 2400 litrash”, thuhet në njoftim.

Malli është vlerësuar në vlerë 4300 euro, ndërsa taksat doganore në 14 mijë e 300 euro.

Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar, ndërkohë që Prokuroria ka nisur procedurat hetimore.

Lexo më shumë  Spanjë/ Zbulohet baza e kokainës së mafias shqiptare, kapen 10 ton drogë me vlerë 145 milionë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *