Bota

Paralajmëron ministri gjerman: BE, të jetë e përgatitur për luftë deri në fund të kësaj dekade

Bashkimit Europian mund t’i duhet që të përgatitet për luftë deri në fund të kësaj dekade. Ky është paralajmërimi që ka bërë Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Në një intervistë të botuar në gazetën gjermane Welt am Sonntag, ministri shpreh parashikimet e tij se kërcënimet e bëra nga Rusia mund të përshkallëzohen.

Për pasojë, Pistorius theksoi nevojën urgjente që vendet e Bashkimit Evropian të forcojnë industritë e tyre të mbrojtjes në mënyrë që të jenë të përgatitur për sfidat e mundshme.

Lexo më shumë  Baerbock: Ballkani sa më shpejt në BE! Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon

Pistorius nënvizoi se kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin, kundër shteteve baltike, Gjeorgjisë dhe Moldavisë duhet të merren shumë seriozisht.

“Nuk është shaka. Mund të përballemi me rreziqe, deri në fund të kësaj dekade.”

Me zhvillimin e peizazhit gjeopolitik, Pistorius u bëri thirrje vendeve evropiane që të përshtaten me shpejtësi.

Ai u bëri thirrje shteteve të Unionit që ta vendosin fokusin në drejtim të forcave të armatosura, industrisë dhe shoqërisë, dhe kjo sipas tij duhet bërë në një dritare kohe prej pesë deri në tetë vitesh.

Lexo më shumë  Ukraina fillon ndërtimin e bazave nëntokësore për strehimin e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16

Rruga Press

YouTube player