Bota

Paralajmërimi i NATO-s për luftën në Ukrainë

Prej 24 shkurtit, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon të bëhet akoma dhe më e agresive.

Ditën e sotme, forcat ukrainase janë bërë dyshues kundrejt premtimit të bërë nga Rusia se do të reduktojë ushtarët në rajonin e Kievit.

Nga ana tjetër, NATO ka paralajmëruar se forcat ruse po rigrupohen dhe se në Kiev pritet që të ndodhë një seri sulmesh ku mund të prekin pjesën lindore të vendit.

Gjithashtu, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka njoftuar se do të bëjë gjithçka për të ndaluar pushtuesit dhe teknikat e tyre të liga dhe absurde.

Lexo më shumë  Zelensky: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve

“Në Donbas, në Mariupol dhe në drejtim të Kharkivit, trupat ruse po grumbullojnë potencialin e tyre sulmues, ofensiva të fuqishme. Ne do të mbrohemi. Do të bëjmë gjithçka për të ndaluar pushtuesit dhe për të pastruar tokën tonë nga teknikat e tyre të liga dhe absurde”, tha presidenti ukrainas.

Sipas raportimeve të agjencive sekrete, presidenti Putin ka humbur kontaktin me realitetin dhe ai po keqinformohet dhe se planet e Moskës nuk po ecin ashtu siç duhet duke u detyruar të zhvendosë trupat nga Gjeorgjia në Ukrainë.

Lexo më shumë  Rritet në 34.488 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se Putini mund të jetë vetëizoluar dhe të ketë pushuar nga puna disa nga këshilltarët e tij.

“Ka shumë spekulime, por duket se Putini është vetizoluar  dhe ka të dhëna se ai ka pushuar nga puna ose ka futur në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij. Por, për momentin nuk mund  të ndalem shumë, sepse nuk ka  evidenca të qarta”, tha Joe Biden.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *