Bota

Paralajmërimi/ “Bitcoin” shumë shpejt mund të jetë monedhë e pavlerë

Banka e Anglisë është shprehur se kriptomonedha më e famshme në botë, Bitcoin, mund të bëhet e pavlerë dhe se njerëzit që investojnë në kriptovaluta të tilla duhet të “jenë gati për të humbur gjithçka”.

Në nëntor çmimi i Bitcoin kishte arritur në 67 mijë dollarë, por më vonë pësoi disa luhatje derisa u stabilizua në nivelin aktual prej javës që shkoi. “Vlera e tyre ndryshon mënyrë të konsiderueshme dhe Bitcoin teorikisht mund të bjerë edhe në zero”, u shpreh zv.guvernatori i Bankës, Sir Jon Cunliffe, për BBC.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ndërkohë, sipas të dhënave të “Blockchain.com”, një prej faqeve më të njohura që merret me tregtimin e kriptomonedhave, që nga e hëna e kësaj jave janë zbuluar 90% e sasisë së Bitcoin. Në total, mendohet që do të ketë vetëm 21 milionë kriptomonedha të tilla, dhe më pas procesi i njohur si “mining” do të përfundojë.

Po sipas “Blockchain.com”, sasia totale e Bitcoin do të zbulohet jo më herët sesa viti 2140. Procesi digjital ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara matematike për të nxjerrë Bitcoin. Për të arritur deri të shifra 90% u deshën 12 vite.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *