Bota

Paralajmërim për sulm TERRORIST në aeroportin e Kabulit! Avionët ngrihen çdo 35 minuta, nxitojnë të evakuojnë afganët, SHBA: Largohuni!

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore po i paralajmërojnë qytetarët e tyre që të largohen menjëherë nga zonat përreth aeroportit të Kabulit, për shkak të kërcënimeve për një sulm terrorist.

Mijëra njerëz janë ende duke pritur brenda dhe jashtë aeroportit, me shpresën se do të mund të largohen. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul i këshilloi qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimin në aeroport dhe tha se ata që tashmë janë në portat e tij, duhet të largohen menjëherë, për shkak të “kërcënimeve të sigurisë”.

Zyra e Jashtme britanike lëshoi një këshillë të ngjashme, duke u thënë njerëzve pranë aeroportit që “të largohen në një vend të sigurt”. Ajo tha se ekziston një “kërcënim i vazhdueshëm dhe i lartë i sulmit terrorist”.

Australia gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të saj dhe atyre me viza për në Australi që të largohen nga zona, duke thënë se ekziston një “kërcënim shumë i lartë për sulm terrorist”.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Më shumë se 82,000 njerëz janë nxjerrë tashmë me aeroplanë nga Kabuli, i cili ka rënë në duart e talibanëve më 15 gusht. Vendet po nxitojnë t’i evakuojnë njerëzit deri në afatin e 31 gushtit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka caktuar 31 gushtin si afat për përfundimin e evakuimit të njerëzve dhe të tërheqjes së trupave amerikane, që ruajnë aeroportin. Biden ka përmendur kërcënimet terroriste nga dega rajonale e grupit militant Shteti Islamik si arsye për mbajtjen e këtij afati.

Dega e Shtetit Islamik në Afganistan dhe Pakistan ka qenë përgjegjëse për disa nga sulmet më vdekjeprurëse në këto vende, viteve të fundit.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden është informuar për kërcënimin nga Shteti Islamik, si dhe për planet e emergjencës për evakuim. Biden ka urdhëruar largimin e të gjitha trupave nga Afganistani, në bazë të një marrëveshjeje me talibanët.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

Qëkur talibanët kanë hyrë në Kabul më 15 gusht, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë evakuuar më shumë se 88,000 njerëz, përfshirë 19,000 në 24 orët e fundit. Ushtria amerikane ka thënë se aeroplanët po ngrihen çdo 39 minuta nga aeroporti i Kabulit.

Talibanët kanë thënë se trupat e huaja duhet të jenë jashtë Afganistanit deri në fund të këtij muaji dhe kanë përjashtuar çdo zgjatje të afatit. Ata u kanë bërë thirrje afganëve që të qëndrojnë, ndërsa kanë thënë se ata që kanë leje për t’u larguar, do të lejohen ta bëjnë këtë sapo të rifillojnë fluturimet komerciale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *