KryesoreLajme

Paraja nuk mund ta ndryshojë historinë. Oligarkia nuk mund të na e fshijë kujtesën

Shkruan Alim Rama

Paraja nuk mund ta ndryshojë historinë. Oligarkia nuk mund të na e fshijë kujtesën. Nuk ndërrohet kombësia që të shtohet pasuria. Nuk përfaqësohet Republika jonë nga pozita e armikut tonë.

Prandaj, si sekretar organizativ, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes, të gjithë votuesve e mbështetësve të VETËVENDOSJE!-s, që t’i bojkotojnë produktet e atyre që Kosovën e shohin si pjesë të Serbisë.

Lexo më shumë  Demokratët pritet të fitojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, rezultati më i mirë në mbi tri dekada

Pronarët e kompanisë Devolli e të mediumit Klan Kosova, janë të vetëdijshëm për gjenocidin mbi popullin shqiptar, por Pejën dhe Gjakovën e Republikës së Kosovës ata i quajnë Pec e Djakovica të Serbisë kurse veten e tyre shtetas serb! Nuk harrohet dhe as s’falet kurrë gjenocidi që na e ka bërë Serbia.

Për Pejën e për Gjakovën, për Kosovën anekënd sovrane e të pavarur, është derdhur gjak dëshmorësh e martirësh të panumërt, në periudha të ndryshme historike. Duhet ta nderojmë sakrificën e lartë të popullit tonë. Duhet t’i bojkotojmë këta pazarxhinj të ultë që mohojnë shtetin tonë.

Lexo më shumë  Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

Ju falemnderit.

Alim Rama

Rruga Press

YouTube player