KryesoreLajme

Paraja nuk mund ta ndryshojë historinë. Oligarkia nuk mund të na e fshijë kujtesën

Shkruan Alim Rama

Paraja nuk mund ta ndryshojë historinë. Oligarkia nuk mund të na e fshijë kujtesën. Nuk ndërrohet kombësia që të shtohet pasuria. Nuk përfaqësohet Republika jonë nga pozita e armikut tonë.

Prandaj, si sekretar organizativ, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes, të gjithë votuesve e mbështetësve të VETËVENDOSJE!-s, që t’i bojkotojnë produktet e atyre që Kosovën e shohin si pjesë të Serbisë.

Lexo më shumë  Lëvizja Vetëvendosje jep lajmin për rikandidimin e Bulliqit: Në Llap nuk ka prapakthim. Vazhdojmë edhe për një mandat, fuqishëm, me profesorin e Kryetarin Shpejtim Bulliqi!

Pronarët e kompanisë Devolli e të mediumit Klan Kosova, janë të vetëdijshëm për gjenocidin mbi popullin shqiptar, por Pejën dhe Gjakovën e Republikës së Kosovës ata i quajnë Pec e Djakovica të Serbisë kurse veten e tyre shtetas serb! Nuk harrohet dhe as s’falet kurrë gjenocidi që na e ka bërë Serbia.

Për Pejën e për Gjakovën, për Kosovën anekënd sovrane e të pavarur, është derdhur gjak dëshmorësh e martirësh të panumërt, në periudha të ndryshme historike. Duhet ta nderojmë sakrificën e lartë të popullit tonë. Duhet t’i bojkotojmë këta pazarxhinj të ultë që mohojnë shtetin tonë.

Lexo më shumë  Enderon Vuthaj nderon shqiptarët. Kadeti i FSK-së diplomoi në Akademinë e Forcave Ajrore të ShBA-së

Ju falemnderit.

Alim Rama

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit