Bota

Papa kritikon në sy Viktor Orbanin, kërkoi refuzim të formave vetreferuese të populizmit

Papa Françesku, në nisje të vizitës në Hungari paralajmëroi për rreziqet e nacionalizmit në rritje në Europë dhe i tha në sy qeverisë së Budapestit se pranimi i emigrantëve së bashku me pjesën tjetër të kontinentit do të ishte një shenjë e vërtetë e krishterimi.

Kreu i Vatikanit, me një fjalim goditës për politikat e kryeministrit Viktor Orban, i cili ka pasur një sërë përplasjesh me Bashkimin Evropian, Françesku kërkoi gjithashtu një refuzim të “formave vetëreferuese të populizmit” dhe interesave rreptësisht nacionaliste.

Françesku bëri thirrje për një kthim te “shpirti evropian” i parashikuar nga ata që hodhën themelet për Evropën moderne pas Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se kombet duhet të “shikojnë përtej kufijve kombëtarë”.

Lexo më shumë  Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë ministri i Jashtëm ukrainas

Duke folur në ditën kur Rusia goditi Ukrainën me sulmet e para ajrore në shkallë të gjerë në gati dy muaj, Françesku bëri një tjetër thirrje për t’i dhënë fund luftës atje, duke bërë thirrje për “përpjekje krijuese për paqe” për të mbytur “solistët e luftës”.

Vizita tre-ditore është udhëtimi i parë i Papës 86-vjeçar që kur ai u shtrua në spital për bronkit në mars.

Françesku, i cili ka një sëmundje të gjurit, përdori një bastun për të ecur teksa u mirëprit nga  personalitete dhe fëmijë me veshje kombëtare në aeroport. 

I pyetur nga gazetarët për shëndetin e tij gjatë fluturimit nga Roma, Papa bëri shaka, duke thënë “Unë jam ende gjallë” dhe “barërat e këqija nuk vdesin kurrë”.

Lexo më shumë  SHBA-ja ka dërguar fshehurazi në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, thonë zyrtarë amerikanë

Françesku po mban një premtim për një vizitë zyrtare në Hungari pas një ndalese prej vetëm shtatë orësh për të mbyllur një kongres të Kishës në Budapest në vitin 2021 në rrugën e tij për në Sllovaki, duke lënë shumë njerëz të ndihen të shpërfillur.

Orban, 59 vjeç dhe Papa kanë pikëpamje të ndryshme për trajtimin e migracionit nga Lindja e Mesme dhe Afrika në Evropë, me Françeskun që beson se emigrantët që ikin nga varfëria duhet të mirëpriten.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *