KryesoreLajme

Panik në kabinetin e Vuçiqit: Në orët në vijim pritet njoftimi për një paketë të gjerë sanksionesh amerikane

Një delegacion amerikan i kryesuar nga zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, ka mbërritur në Beograd dhe do të ketë takime me Vuçiqin sonte dhe nesër.

Sipas medias serbe Blic, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur në një takim në Presidencë ministra dhe të gjithë kabinetin e tij, si dhe të gjithë ekspertët e sektorit të energjisë.

Siç raporton kjo gazetë, presidenca në orët në vijim pritet të publikojë vendimin për sanksione ndaj kompanisë serbo ruse NIS, kjo e fundit kompani bijë e Gazpromit rus.

Lexo më shumë  Raporti i SIPRI: Beogradi shfrytëzon tensionet për të rritur investimet ushtarake, Kina dhe Rusia furnizuesit kryesorë

Blic raporton se ekziston frika se sanksionet e NIS do të jenë shumë më të ashpra dhe pothuajse përjashtojnë pjesëmarrjen e kompanive ruse në NIS, që është një skenar shumë më i vështirë për Serbinë sesa pritej.

Njëkohësisht, Vuçiq sonte do të ketë një takim edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd Igor Kalabuhov, me të cilin sigurisht do të konsultohet për situata të komplikuara.

Lexo më shumë  Hargreaves: Me Gërvallën diskutuam për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike
YouTube player