Lajme

Pandemia po ndikon në rritjen e të papunëve afatgjatë

Pas rënies sistematike, të papunët afatgjatë pësuan rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në totalin e të papunëve 68.8% e tyre ishin të papunë afatgjatë.

Sipas përcaktimeve të INSTAT të papunë afatgjatë janë personat që kanë qenë të papunë për një vit ose më shumë. Këto janë persona e papunë që kanë kërkuar punë për një vit ose për një kohë më të gjatë ose që janë larguar nga puna e tyre e fundit para një viti ose më shumë se një viti.

Informacioni për të papunët afatgjatë gjenerohet nga Anketa e Forces të Punës.

INSTAT raportoi në tremujorin e dytë të vitit 2021 personat e papunë afatgjatë në totalin e të papunëve u rriten me rreth 12 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë te vitit.

Lexo më shumë  Qeveri "e majtë", por shqiptarët në nevojë lihen në mëshirë të fatit (Krahasimi)

Historikisht mbi gjysma e papunëve vuajnë nga mungesa e një pune me pagë për më shumë se një vit.

Treguesi kishte ardhur në rënie vitet e fundit nga 70 % në tremujorin e katërt 2017 në 56.2% në tremujorin e parë 2021. Por në tremujorin e dytë të papunët afatgjatë u rritën shpejt dhe më së shumti i takojnë sektorit bujqësor.

Treguesit e punësimit në sektorin e biznesit u përmirësuan këtë vit, por bujqësia ka shfaqur dobësi.

Pandemia Covid-19 e ka ndikuar dinamikën në tregun e punës. Grupet më të ekspozuara ndaj papunësisë ishin të rinjtë dhe punonjësit sidomos në tregun informal të punës që nuk patën mundësi të përfitojnë nga paketat e ndihmës.

Veç të tjerash pandemia e përkeqësoi eficensën e hallkave të ndërmjetësimit në tregun e punës. Bizneset në të gjithë sektorët, por sidomos prodhimi dhe ndërtimi po vuajnë mungesën e punonjësve, ndërsa në disa qarqe të vendit vuajnë norma të larta të papunësisë.

Lexo më shumë  Ardit Gjebrea në SPAK, merret në pyetje nga BKH për hetimet ndaj Erion Veliajt

Në tremujorin e dytë 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart është 11,6 %. Niveli i papunësisë u ul me 2,5 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020 dhe me 1,9 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,0 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 0,9 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm rritet me 1,5 pikë për qind./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *