Bota

Pandemia nuk është zhdukur, doza e katërt në Angli, Austria rikthen maskat

Rreth gjashtë muaj pasi Anglia filloi fushatën e saj të vaksinimit përforcues kundër COVID, një dozë shtesë tashmë është e disponueshme.

Qytetarët e moshës mbi 75 vjeç, banorët në shtëpitë e kujdesit ose me sistem imunitar të dobët mund të rezervojnë për një dozë të katërt vaksine.

Ky vendim u mor pasi shifrat zyrtare tregojnë se shkalla e infeksionit po rritet në të gjitha grupmoshat, përfshirë mbi të 70-at. Dhe nuk është vetëm Britania e Madhe. Franca po regjistron më shumë se 80 000 infeksione në ditë.

Lexo më shumë  Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Edhe Gjermania ka regjistruar numrin më të madh të rasteve që nga fillimi i pandemisë, me pothuajse 300 mijë të infektuar brenda 24 orëve. Të premten pritet të votohet për të hequr shumicën e rregullave të COVID.

Ndërsa disa vende kanë hequr masat kufizuese, Austria ka rivendosur maskat e detyrueshme në ambiente të mbyllura. Irlanda po lufton një valë tjetër të pandemisë duke bërë homazhe për viktimat për t’i kujtuar botës se  pandemia nuk është zhdukur

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Kina dhe Hong Kongu po regjistrojnë rritjen më të madhe të rasteve me COVID në më shumë se dy vjet, pavarësisht se po ndjekin disa nga politikat më të rrepta të eliminimit të virusit në botë. Shumica e vendeve po përpiqen të jetojnë me coronavirusin, por disa ekspertë shëndetësorë po pyesin se sa kohë mund të mbajë Kina objektivin e saj “zero-COVID”?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *