Kuriozitete

Pandemia mbyll vendet e kulturës në Holandë, aktivitetet zhvillohen në parukeri

Bota e spektaklit është rreshtuar kundër qeverisë holandeze, e cila me vendosjen e disa masave të reja anti-covid dhe lehtësirave për disa sektorë pavarësisht infektimeve, vazhdon të mbajë mbyllur vendet e kulturës. Teatrot në Holandë janë ende të mbyllura në kuadër të masave kundër covid, por pakrukieritë janë rihapur.

Në këtë mënyrë artistët kanë vendosur të performojnë pikërisht aty ku ka klientë: në parukieri.

Kjo ishte iniciativa e aktorit Diederik Ebinge dhe komikes Sanne Wallis de Vries, dhe qw  nga 19 janari në Amsterdam ka nisur një formë proteste e pagëzuar si” Teatri i Parukierisë”. Bashkia kërkon respektimin e rregullave, por janë të paktën 70 aktivitetet që i janë bashkuar këtij projekti në të gjithë vendin, raporton abcnews.al

Ministri holandez i shëndetësisë në konferencën e fundit për shtyp u shpreh se do të kishte lehtësim masash pavarësisht rritjes së numrit të infektimeve. Por ai shtoi se disa rregulla janë të vështira për t’u shpjeguar si për shembull pse parukieritë janë hapur dhe muzetë jo.

Kështu që me “Kapsalonteater” teatrot, kinematë, muzetë dhe qendrat kulturore duan të tërheqin vëmendjen për faktin se janë ende mbyllur, ndërkohë që sektorë të tjerë janë rihapur.

Prandaj pse të mos zhvillohen spektakle dhe ngjarje kulturore aty ku ka klientë?

Rruga Press

YouTube player