Lajme

Pamje teksa KFOR-i mundohej të largonte gazin lotsjellës në Zveçan

Gjatë tensioneve që janë shkaktuar sot në Zveçan protestues serbë janë mbledhur para objektit të komunës.

Ushtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë në Zveçan.

Mes tjerash ka pasur edhe përleshje mes protestuesve dhe trupave të KFOR-it. Protestuesit serbë nuk kanë pranuar të binden ani pse KFOR-i paraprakisht i ka paralajmëruar protestuesit që të shpërndahen

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari në Kroaci, kërkon që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

Ushtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë në Zveçan, duke shpërndarë protestuesit serbë.

Protestuesit kanë gjuajtur gjësende të forta, gaz lotsjellës dhe shok-bomba, kanë provokuar dhe pështyrë në drejtim të ushtarëve.

KALLXO.com ka siguruar pamje teksa ushtarët e KFOR-it përpiqeshin t’i shpërndanin protestuesit dhe ta flaknin tutje gazin lotsjellës.

Përfaqësues ndërkombëtarë dhe përfaqësues brenda Kosovës i kanë dënuar sulmet e sotme që janë bërë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.

Lexo më shumë  Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *