Pamje teksa KFOR-i mundohej të largonte gazin lotsjellës në Zveçan
Gjatë tensioneve që janë shkaktuar sot në Zveçan protestues serbë janë mbledhur para objektit të komunës.
Ushtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë në Zveçan.
Mes tjerash ka pasur edhe përleshje mes protestuesve dhe trupave të KFOR-it. Protestuesit serbë nuk kanë pranuar të binden ani pse KFOR-i paraprakisht i ka paralajmëruar protestuesit që të shpërndahen
Ushtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë në Zveçan, duke shpërndarë protestuesit serbë.
Protestuesit kanë gjuajtur gjësende të forta, gaz lotsjellës dhe shok-bomba, kanë provokuar dhe pështyrë në drejtim të ushtarëve.
KALLXO.com ka siguruar pamje teksa ushtarët e KFOR-it përpiqeshin t’i shpërndanin protestuesit dhe ta flaknin tutje gazin lotsjellës.
Përfaqësues ndërkombëtarë dhe përfaqësues brenda Kosovës i kanë dënuar sulmet e sotme që janë bërë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.
Rruga Press