Lajme

PAMJE TË RËNDA! Punonjësit e bashkisë vrasin qentë në Elbasan, i tërheqin zvarrë pa mëshirë

Qentë në Elbasan po helmohen dhe vriten në mënyrë çnjerëzore. Besim Nasufi dhe Bledi Mehja, të dy punonjës të Bashkisë Elbasan, në sektorin e Pastrimit janë filmuar teksa hedhin ushqim të helmuar për dy qen endacakë. Pasi ua hedhin ushqimin, ata largohen pak metra dhe presin që helmi të japë efekt.

Më pas, Nasufi e Mehja kthehen në ‘vendin e krimit’, tërheqin zvarrë katërputroshin dhe e fusin në makinë. Në pamje duket se qenushi krejt i padëshmshëm për komunitetin nuk ka dhënë ende shpirt, por shefat e pastrimit në Bashki nuk kanë mëshirë! Destinacioni i radhës sigurisht që është landfilli. /dosja.al/

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *