KryesoreLajme

Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Një video e re shfaq momentin kur anija me kontejnerë Solong përplaset në tankerin Stena Immaculate, në brigjet e Yorkshire gjatë të hënës në mëngjes.

Tankeri që transportonte derivate për aeroplanët ushtarakë të marinës amerikane si pjesë e programit të qeverisë amerikane, është dizajnuar të furnizojë forcat e armatosura amerikane me karburant sa herë që është nevoja.

Lexo më shumë  Sondazhi që shpjegon protestat: Shqiptarët duan Evropën; ndihen të sfilitur nga çmimet e larta, emigrimi dhe dobësimi i demokracisë

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, që tregon se nuk kishte ndonjë aktivitet dashakeq apo aktorë tjerë të përfshirë në incident.

E autoritet britanike kanë njoftuar se nuk kanë ndonjë provë që mund të bëhet fjalë për sabotim apo diçka të qëllimshme.

Kapiteni i anijes Solong është arrestuar dje, kurse pronari i anijes njoftoi se ai është shtetas rus.

Lexo më shumë  Protesta para Kuvendit/ Pritet mbërritja e deputetëve, qytetarët zhvendosen te hyrja kryesore, këndojnë në kor: Parlament i krimit! Arrestoni Ramën

Policia britanike thekoi se 59-vjeçari është arrestuar nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.

YouTube player