Lajme

Pamje të personave të maskuar në Zveçan që gjuanin, provokonin dhe pështynin KFOR-in

Sot gjatë ditës ka pasur përsëri tensione në veri të Kosovës, konkretisht në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Protestues serbë janë tubuar para objekteve të kuvendeve komunale të këtyre komunave për të mos i lejuar kryetarët e rinj që të hyjnë në komunë.

Në Zveçan, por edhe komuna të tjera sot janë parë persona të armatosur, në rroba të zeza dhe të maskuar.

Pamje nga gjendja e sotme në Zveçan ku persona të maskuar kanë gjuajtur, provokuar dhe pështyrë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Aty fillimisht është parë një person me maskë anti-covid dhe i veshur me rroba të zeza që ka gjuajtur në drejtim të KFOR-it. Më pas ai është larguar dhe ka ardhur një tjetër person i maskuar që ka gjuajtur në drejtim të KFOR-it, më pas u ka treguar gishtin e mesëm dhe ka pështyrë në drejtim të tyre.

Sot ka pasur edhe përleshje mes protestuesve dhe trupave të KFOR-it. Protestuesit serbë nuk kanë pranuar të binden ani pse KFOR-i paraprakisht i ka paralajmëruar protestuesit që të shpërndahen.

Lexo më shumë  Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka deklaruar se janë rreth 25 ushtarë të plagosur gjatë ndalimit të protestuesve që ndodhi në komunën e Zveçanit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *