Bota

Pamje shokuese nga qendra tregtare, prindërit në karrige – e foshnja e tyre qëndron e shtrirë në dysheme

Dihet se të qenit prind nuk është punë e lehtë, kjo pasi kërkon përkushtim, mund dhe sakrificë.

Por, nëse i dërgoni fëmijët në vende të zhurmshme, aty ku ka shumë njerëz tjerë – duhet pasur kujdes dhe vetëm një moment shpërqendrimi mund t’i kushtojë shtrenjtë si prindërve ashtu edhe fëmijëve.

Në videon që e ka publikuar Jay Guna që kishte qenë në një qendër tregtare – ka ndarë në TikTok një situatë bizare – ku një çift qëndron ulur dhe shijojnë ushqimin e pijet derisa foshnjën e tyre e kishin lënë të shtrirë në dysheme.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

Autorja e videos mbeti e shokuar me atë që pa, kështu u detyrua që pamjet t’i shpërndajë në rrjetin social të shoqëruar me një pyetje: “a mendoni që është në rregull që foshnja po qëndron shtrirë në dysheme në një hapësire publike? Pres, përgjigje”.

E pamjet shpejtë u bënë virale, kurse shumë TikToker mbetën të shokuar me pamjet e publikuara. “Ajo nuk është qen. Është e trishtueshme, e gjora”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta negative. 

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *