Bota

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Qindra ushtarë të Koresë së Veriut ka të ngjarë të jenë transportuar në Rusi përmes detit për të marrë pjesë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Bëhet fjalë për një analize të imazheve satelitore, të raportuara nga CNN më 26 shkurt, duke cituar një studim të ri nga një institut me qendër në SHBA.

Ekspertët nga 2James Martin Center for Nonproliferation Studies” në ”Middlebury Institute of International Studies” zbuluan se të paktën dy anije ushtarake ruse transportuan trupa të Koresë së Veriut në kompleksin portual të Rusisë Dunay në Lindjen e Largët në tetor dhe nëntor 2024.

Lexo më shumë  Trump tha se BE-ja u formua për ta shkatërruar SHBA-në, reagon ashpër kryeministri polak

Inteligjenca e Koresë së Jugut kishte raportuar më parë se ushtarët e Koresë së Veriut u transportuan përmes qyteteve portuale të Hamhung, Chongjin dhe Musudan, por e vetmja provë e disponueshme në atë kohë ishte imazhi me radar.

Tani, studiuesit kanë konfirmuar se gjatë së njëjtës periudhë – kur inteligjenca e Koresë së Jugut pretendoi se po ndodhnin lëvizjet e trupave – anijet ruse të identifikuara nga shërbimet e inteligjencës u ankoruan në portin e Lindjes së Largët.

Sipas analistëve, ushtarët e Koresë së Veriut ka të ngjarë të hipnin në këto anije gjatë natës, ndërsa “rusët ishin më pak të kujdesshëm”, duke lejuar imazhet satelitore të kapnin aktivitetin në portin rus.

Lexo më shumë  Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus, Putini mund ta fusë në luftë edhe Bjellorusinë

Çdo anije mund të mbajë disa qindra trupa, ndoshta deri në 400 për anije, vuri në dukje grupi i ekspertëve.

Studiuesit gjetën gjithashtu indikacione se Rusia dhe Koreja e Veriut mund të kenë ndaluar përdorimin e rrugës detare për të transportuar ushtarë.

Ndërkohë, inteligjenca e Koresë së Jugut ka vëzhguar fluturime të shpeshta ushtarake ruse midis Vladivostok dhe Phenian, duke sugjeruar se transferimet e trupave tani mund të kryhen nga ajri.

YouTube player