Bota

Pallati Elize: Macron u ul larg Putinit që rusët të mos kenë akses në ADN-në e tij

Ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan në Pallatin e Kremlinit në lidhje me tensionet e vazhdueshme midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në sallën ku u mbajt ky takim vëmëndje të madhe tërhqoi dhe tavolina e gjatë aq sa u kthye dhe në meme në rrjete sociale.

Por së fundmi pala franceze ka shpjeguar arysen e distancës mes dy liderëve.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Burime brenda Pallatit Elize në Francë shpjeguan se presidenti francez kishte dy zhgjedhje nga Kremilini.

E para që ai të kryente në test PCR për COVID-19 ose e dyta që të ndjek rregulla shumë të rrepta anti-covid siç është distancimi shoqëror.

Pala franceze mendoi se nëse presidenti francez do të kryente një test PCR rusët do të kishin akes në ADN-në e Macron, kështu që u vendos të zbatoheshin rregullat anti-covid.

Lexo më shumë  Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

“ Ne e dinim shumë mirë se kjo do të thoshte mos shtrëngime duarsh. Por ne nuk mund të pranonim akses në ADN- në e presidentit ,” i tha një burim Reuters, duke iu referuar shqetësimeve të sigurisë nëse presidenti francez do të testohej nga mjekët rusë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *