Lajme

Pallatet pa siguri, gjerësia e shtegut 3.12 metra për zjarrfikëset në Tiranë

Andi Tepelena ka ngritur shqetësime serioze lidhur me kushtet e sigurisë në një kompleks banimi në Tirana, ku së fundmi një fasadë pallati u përfshi nga flakët.

Hapësira për kalimin e mjeteve zjarrfikëse ishte vetëm 3.12 metra, ndërkohë që vetë mjetet kanë një gjerësi rreth 2.6 metra, duke e bërë shumë të vështirë ndërhyrjen në raste emergjente. Ai theksoi se mjetet më të mëdha, si ato të ushtrisë, nuk do të mund të hynin fare në zonë.

Lexo më shumë  38 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë: Në shesh deri në largimin e Ramës!

Tepelena deklaroi se në një kompleks me mbi 200 apartamente mungojnë dalje emergjente funksionale, ndërsa infrastruktura për fikjen e zjarrit është e pamjaftueshme, duke përmendur edhe mungesën e ujit në sistemet e vendosura.

Ai shtoi se kompleksi ka vetëm një hyrje nga rruga kryesore, e cila nuk lejon parkim dhe manovrim të duhur të mjeteve të emergjencës. Sipas tij, këto mangësi përbëjnë rrezik serioz për banorët.

Lexo më shumë  Revista franceze: Nga Tirana në Paris, shqiptarët në protestë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Rruga Press

YouTube player