Lajme

Pakoja për Ringjalljen Ekonomike. Qeveria ndan 19 milionë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Qeveria përmes një njoftimi ka sqaruar se ka ndarë 5 milionë euro në mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.

“Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike”, njoftoi Qeveria.

Lexo më shumë  Haxhiu: Vetëm një kandidat për president, duhen dy për të ftuar seancën

Kurse, janë ndarë edhe 14 milionë euro në masa shtesë sipas Pakos për Ringjallje Ekonomike të masës për mbështetje të likuiditetit familjar.

“Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro (14.000.000,00 €), për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar”.​

Lexo më shumë  28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës nesër me seancë solemne

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *