Bota

Pakistani angazhon ushtrinë për ta frenuar protestën kundër Francës

Autoritetet pakistaneze i kanë vendosur trupat paramilitare nëpër rrugë me qëllim të shpërndarjes së protestuesve anti-Francë, në kohën e përleshjeve të dhunshme me islamistët.

Kontejnerë transportues janë përdorur për bllokimin e autostradës kryesore në Islamabad dhe në rrugët rrethuese për t’ua pamundësuar protestuesve hyrjen në kryeqytet nga qytetet përreth.

Lexo më shumë  Demokratët paralajmërojnë hetime ndaj Elon Musk, Stephen Millerit dhe kompanive të mëdha pas fitores në zgjedhje

Dhuna gjatë protestës islamiste anti-Francë në Pakistan ka lënë të vdekur, të mërkurën, të paktën katër policë dhe dy demonstrues.

Protestuesit kërkojnë dëbimin e të dërguarit francez, shkaku i publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në Francë.

Dhuna ka shpërthyer një ditë pasi Qeveria e kryeministrit, Imran Kan, ka njoftuar se nuk do ta pranojë kërkesën e islamistëve për ta mbyllur ambasadën franceze dhe për ta dëbuar të dërguarin francez.

Lexo më shumë  Trumpi pas humbjes: Dëbimet e emigrantëve ishin tepër të ashpra

Pas kësaj, Qeveria ka angazhuar ushtrinë për rikthimin e rendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *