Lajme

Pakicat në Shqipëri: Nuk jemi maqedonë, jemi bullgarë! Kërkojmë takim me presidentin Radev

Reforma e re territoriale ka shkaktuar përplasjet e para, por këtë herë mes pakicave në Shqipëri.

Lajmi se Shqipërisë do t’i shtohen tre bashki të reja të pakicave maqedone ka sjellë reagimin e menjëhershëm të komuniteteve në Gollobordë, Gorë dhe Prespë. Ata kanë deklaruar se nuk janë maqedonë, por bullgarë, të cilët jetojnë aty prej shekujsh.

Lexo më shumë  Nën hetim per korrupsion, pastrim parash e abuzime me tenderat/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga funksionet

Disa përfaqësues të shoqatave në këto zona kanë kërkuar takim me presidentin bullgar, Rumen Radev. Ata janë shprehur se lajmi për ndarjen në dy bashki të reja është pozitiv, pasi sipas tyre do të tërheqë më tepër investime në zonë.

Pakicat bullgare në Gollobordë dhe Gorë thonë se shteti shqiptar i ka braktisur prej vitesh, teksa shpresojnë se me krijimin e bashkive të reja do të marrin fonde direkt nga shteti bullgar për të mundësuar investime.

Lexo më shumë  Deklaratat e ministres serbe, Sveçla: Presim një reagim konkret nga Shqipëria

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *