Lajme

Paketë fiskale 3-vjeçare! Do hiqen disa përjashtime fiskale, thjeshtim i normave

Ministria e Financave njoftoi se ka bërë gati për miratim një paketë fiskale trevjeçare, e cila do të zbatohet gjatë periudhës 2022-2025.

Në themel të paketës do të jetë rishikimi i përjashtimeve të TVSH-së, akcizës dhe rishikimi i normave tatimore.

Ndryshimet në paketën fiskale pritet të sjellin një kontribut pozitiv në rritjen e të ardhurave tatimore me 3.1 pikë për qind.

Sipas projektbuxhetit të vitit 2022, që në vitin 2019, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nisi hartimin e një strategjie afatmesme të të ardhurave të buxhetit. Për këtë qëllim u ftua Departamenti i Çështjeve Fiskale në FMN për të dhënë ekspertizën e kualifikuar ne drejtim të rishikimit të politikës së taksave dhe përmirësimeve në administrimin tatimor dhe doganor.

Mirëpo për shkak të tërmetit dhe pandemisë Covid-19, aplikimi i strategjisë u shty në kohë dhe pritet të hyjë në fuqi vitin që vjen

Dokumenti i FMN-së i vitit 2020 të cilën e disponon “Monitor”, mbi të cilën qeveria ka hartuar paketën ka dhënë rekomandimet e mëposhtme.

Pritet thjeshtim i pragjeve tatimore

Dokumenti i FMN-së i vitit 2020 të cilën e disponon “Monitor” mbi të cilën qeveria ka hartuar paketën, rekomandon thjeshtimin e pragjeve për të gjitha llojet e tatimeve.

Ndryshimet e shpeshta në politikën tatimore vitet e fundit kanë futur elemente që e kanë bërë të padrejtë pagesën e taksave. P.sh., punonjësit paguajnë ndjeshëm më shumë tatim mbi të ardhurat dhe kontributet sociale sesa profesionistët e pavarur që fitojnë të njëjtin nivel të ardhurash.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion, zgjedhja e Presidentit detyrim kushtetues

Politika aktuale tatimore, me disa pragje të tatimit të pagës, ka krijuar mundësi për shmangie artificiale të taksave, të tilla si vetëpunësimi fals, ndarja e bizneseve për të qëndruar brenda nivelit të ulët të tatimit mbi të ardhurat personale (TAP), analizon Fondi Monetar Ndërkombëtar. Për shembull, shumë të vetëpunësuar kanë copëzuar deklarimin e pagës në tre vende, duke shmangur pagesën e taksave për një pagë mujore bruto që arrin 180 mijë lekë dhe duhet të tatohej me 23%.

Nga hetimi që u është bërë sjelljes së bizneseve, përgjithësisht shikohet se tendenca e shmangies është për të paguar tatime mbi pagën dhe tatim mbi fitimin, jo më shumë se 15%.

Shqipëria ka shumë shkallë të progresivitetit për tatimin e të ardhurave në raport me rajonin. Kjo e ka ndërlikuar taksimin e pagave, duke e renditur Shqipërinë në një nga vendet me informalitetin më të lartë në rajon, që shkon deri në 31% në punësimin jobujqësor sipas Bankës Botërore.

Strategjia e re synon që administratat fiskale mund të jenë aktorët kryesorë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Zbulimi i evazionit mund t’i çojë organizatat kriminale para drejtësisë. Paratë e krimit dhe korrupsionit mund të taksohen nëpërmjet auditorëve me metoda indirekte, të cilat tashmë gjenden në udhëzimet e OECD-së dhe institucioneve të tjera financiare, ndërkombëtare.

Në mënyrë specifike sugjerohet të luftohet evazioni fiskal i lidhur me bizneset offshore. Këto informacione mund të sigurohen nga korniza ligjore për shkëmbimin automatik të llogarive financiare.

Lexo më shumë  Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit

FMN propozoi krijimin e një sistemi fiskal të thjeshtë dhe pa përjashtime tatimore, pasi këto bëhen shkak për evazion dhe shmangie fiskale. Ministria e Financave përllogarit se nga përjashtimet tatimore mungojnë të ardhura sa 5,4% e PBB-së në vit. Sektorët me të ardhurat më të mëdha të falura janë administrata publike, shërbimet e pasurive të patundshme, shërbimet arsimore dhe shërbimet e shëndetit njerëzor përkatësisht 0.84, 0.74, 0.71, dhe 0.64% e PBB-së.

FMN kërkon heqjen e përjashtimeve të TVSH për agroturizmin, ilaçeve, hoteleve, të disa lloj importesh etj. Gjithashtu kërkon që të aplikohet vetëm një prag akcize si për prodhuesit e vegjël ashtu, edhe ata të mëdhenj.

FMN lajmëron se, nëse nuk hiqen këto pragje, projekti i fiskalizimit nuk do të japë rendimentin që pritet.

Shqipëria ka një nivel grumbullimi të TVSH në raport me PBB në rreth 3 pikë përqindje më pak se rajoni. TVSH është e nënarkëtuar në shumë sektorë, por sektori i ndërtimit është veçanërisht problematik.

Përvoja ndërkombëtare tregon se ndërtimi është shumë i ndjeshëm ndaj mashtrimit të TVSH-së, përgjatë zinxhirit të furnizimit të nënkontraktuesve. Gjithashtu, kërkohet të vihen prita ligjore për të parandaluar skemat mashtruese të TVSH, duke zgjeruar gamën e palëve që duhen penalizuar.

MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *